Aktualitet

“Polici” që përfitonte përmes mashtrimit, arrestohet 43-vjeçari në Kuçovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 09/04/20 |
mapo.al

Një 43-vjeçar ka rënë mbrëmjen e sotme në prangat e policisë,gjatë një aksioni të mirëorganizuar nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë. Ismet Hada është prangosur në flagrancë,i veshur me uniformën e policisë, me të cilën kishte bërë “kërdinë” në qytetin e Kuçovës dhe në fshat.


Duke u prezantuar si punonjës policie, 43-vjeçari Hada, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha. Duke u prezantuar si punonjës policie, ai u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit. Pas kryerjes së veprimeve proçeduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tini kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.


43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”,vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.


F85441a4 A00e 4b26 8527 F31529ee2fc2



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas