Ervis Onuzi, një 28-vjeçar shqiptar me detyrë polic, në Philadephia të SHBA mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes policore së një personi të armatosur.
I riu shqiptar me origjinë nga Kukësi bashkë me një ekip të policisë kishin shkuar në Frankford pasi një burrë i armatosur, i identifikuar si Zyhiem Hartman qëlloi me armë duke lënë të plagosur 3 civilë.
Polici shqiptar dhe kolegu i tij ishin të parët që iu përgjigjën thirrjeve pasi dëgjuan të shtënat me armë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, që hapi autori ndaj oficerëvë të policisë, Ervis Onuzi mbeti i plagosur, duke shpëtuar jetën e kolegut të tij.
Efektivi që u dërgua në spital thuhet se është në gjendje te stabilizuar, ndwrsa autori raportohet se vrau veten.
Ndërkohe kolegët e te riut e duartrokitën Onuzin për aktin e heroizmit, që bëri ndërsa mezi presin, që ai të shërohet sa më parë dhe t’i kthehet punës ashtu siç ka bërë prej 3 viteve.