Aktualitet

Policia aksion në Kurbin, gjen 8 mijë fidanë kanabis dhe armë zjarri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 02/04/19 |
mapo.al

KURBIN – Policia e Shtetit ka arrestuar sot 5 persona dhe ka shpallur dy në kërkim me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në Kurbin. Operacioni është quajtur “Godull 2019” dhe janë angazhuar forca të Komisariatit të Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.



Falë kësaj ndërhyrje janë sekuestruar 8 mijë kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa. U sekuestuan gjithashtu 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu “shotgun”, 680 fishekë , dylbi e thikë. Dy persona janë shpallur në kërkim.





Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Godull 2019”.



Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:


– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras
– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë
– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras
– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë
– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa
– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë
– 2 armë zjarri “pistoleta”
– 1 armë zjarri automatik
– 1 armë gjahu “shotgun”
– 680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” .

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas