Aktualitet

Aksion në Shkodër, sekuestrohen drogë e fishekë, 2 në kërkim (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 17/10/19 |
mapo.al

Nuk ka përfunduar siç duhet operacioni i koduar “Pult”, i zhvilluar nga FNSH në Shkodër, pasi dy personat të dyshuar si poseduesit e drogës dhe fishekëve luftarakë, arritën të arratisen.



Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 51 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi fishekësh. Personat të dyshuar si tafikantët, kanë mundur të largohen pasi pikasën policinë, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë.


Njoftimi i policisë



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Lexo edhe :  Plagosja e 2 vëllezërve në Shkodër - Arrestohet autori i dyshuar


Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.


Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.


Etiketa: ,

Pas