Aktualitet

Policia, aksion në Tiranë, 6 të arrestuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 17/09/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, duke arrestuar: E. Xh., 32 vjeç, B. S., 41 vjeç, E. I., 24 vjeç, S. Sh., 46 vjeç, A. D., 41 vjeç dhe B. B., 30 vjeç.



Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Informacion paraprak



Tiranë



Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Xh., 32 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta nënën e tij, si dhe ka shkatërruar dhe thyer objektet e banesës.

B. S., 41 vjeç, pasi në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Lexo edhe :  Drogë, vjedhje në qendër tregtare dhe “tapë” në timon, 7 të arrestuar në Tiranë

E. I., 24 vjeç, sepse në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Sh., 46 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.

B. B., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

Pas