Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla. Sot Llalla u dënua nga Apeli me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur.
Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.
Në rrjet, sot ka qarkulluar një foto ku shihet ish-kryeprokurori Adriatik Lalla teksa pret trenin në Itali.
LEXO EDHE:
Apeli e dënoi me 2 vite burg – Mapo siguron foton, Llalla pret trenin në Itali