Aktualitet

Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 15/09/21 |
mapo.al

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 36-vjeçar italian, pasi ka tentuar të shesë një automjet të që nuk e kishte në pronësi.






Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali (banues në Spanjë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.


Njoftimi i plotë:







Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.



Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Lexo edhe :  Me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 31-vjeçari, një në kërkim


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

39


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas