Policia e Lezhës ka reaguar për arrestimin e avokatit Gjergj Neli duke sqaruar sipas saj konfliktin. Policia akuzon se avokati është arrestuar, pasi kundërshtoi, goditi me grusht dhe i grisi bluzën efektivit.
Në njoftimin zyrtar për mediat, drejtoria e policisë Lezhë deklaron se rreth orës 15:10 mori një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit.
Pasi arriti në vendin e ngjarjes, policia thekson se konstatoi avokatin dhe kolegen e tij Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një person.
Mediat raportojnë se ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.
Më tej, policia thotë se ndërhyri për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por akuzon se avokat Neli i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej efektivëve.
Për këtë arsye Gjergj Neli u arrestua. 68-vjeçari banues në Lezhë tashmë do të përballet me akuzën e kundërshtimit me dhunë të policisë.
LEXO EDHE:
Dhoma e Avokatisë në Lezhë denoncon: Policia dhunoi avokatin Gjergj Neli
Po punonte në zyrë – Shoqërohet forcërisht në Policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli