Aktualitet

Policia bëri “një sy qorr”, si u kapën 1.2 ton kokainë në portin e Tivarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 27/08/21 |
mapo.al

Policia malazeze kapi mëngjesin e sotëm një sasi të madhe kokaine, e cila ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit. Droga ishte e ndarë në 1,205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “COVID”






Strategjia e përdorur nga autoritetet
Sipas mediave malazeze, policia veproi me një strategji të veçantë për të shkuar të porositësit e drogës. Pasi e konstatuan sasinë e madhe të drogës, policia bashkë me punonjësit e doganës bënë “një sy qorr” duke e lënë kontejnerin të dalë normalisht nga porti. Madje, kontejneri u fut edhe në skaner dhe drejtuesit të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.








Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit në kamionin me targa PG-353GA për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal në fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona. Të arrestuarit sipas policisë malazeze janë Arijana K. dhe Buda K.

Lexo edhe :  S'lejohen të kalojnë pa test në Mal të Zi, përplasje mes qytetarëve e policisë


Droga u gjet në një kontejner me banane dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Twitter Drejtoria e Policisë së Malit të zi, e cila pasi e peshoi konstatoi se bëhej fjalë pikërisht për 1,205 kilogram kokainë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.



Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë, megjithatë ky është informacion që rrjedh nga mediat lokale dhe jo zyrtarisht nga policia.

LEXO EDHE:

Sasi rekord, sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas