Aktualitet

Policia bllokon qytetarët në Elbasan të vijnë drejt Tiranës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 18/05/20 |
mapo.al

Prej mëngjesit të sotëm Policia e Shtetit ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve nga Elbasani drejt Tiranës. Policia ka ngritur postbllok në rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe nuk lejon lëvizjen e makinave drejt kryeqytetit.


Mes personave që janë bllokuar ka edhe shumë qytetarë që vijnë për punë në Tiranë dhe kanë autorizim. Madje ka dhe nga ata që mund të kenë udhëtuar për punë dhe kthehen në banesat e tyre.


Qarkullimi është bllokuar pas një urdhëri të dhënë nga Ministria e Brendshme, pasi Tirana është zonë e kuqe dhe nuk lejohen hyrje-daljet. Ka dyshime se ky veprim i policisë ka ardhur për shkak të frikës se qytetarët do i bashkohen protestës në orën 16:30.


Të bllokuara kanë mbetur edhe shumë mjete që transportojnë mallra.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas