Kronika

Policia çon Ernejt Shytin në vendin ku vrau Bujar Sofinë/ Pamjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 13/03/21 |
mapo.al

Policia çon Ernejt Shytin në vendin ku më 25 shkurt ekzekutoi Behar Sofinë në trotuarin pranë Lanës në Bulevardin “Bajram Curri”.






Në foto duket pikërisht momenti kur oficerë të policisë shoqërojnë 24-vjeçarin në vendin e krimit mesditën e sotme.


Ai u ka treguar se ku e kishte hedhur armën e krimit.





<
>
Ernejt Shyti1 Ernejt Shyti Ernejt Shyti dhe Bujar Sofia

Shyti ka treguar se armën e ka hedhur në Lanë dhe oficerë të RENEA-s kërkuan për mbi dy orë por për momentin nuk kanë rezultuar të suksesshme kërkimet. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe sipas të dhënave paraprake ai ka dëshmuar se i janë ofruar 50 mijë euro për të kryer këtë vrasje.



Nga hetimet zbulohet se ai është ekzekutori ndërsa tre të tjerët kanë luajtur rolin e ndihmësit. Nuk dihet ende se kush është porositësi.
Pas atentatit i riu ka arritur të largohet drejt Malit të Zi ku dhe u arrestua më 12 mars dhe më pas u deportua në Tiranë.

Lexo edhe :  U vra në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim

Të arrestuarit
Në kuadër të operacionit të koduar “Piramida” Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

· Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

· Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë.

· Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

· Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Hetimet
Dyshimet e ngritura prej akuzës nisën për konflikte të trafikut të drogës, huamarrjes apo dhe të konflikteve banale për ngjarjen policia mori në pyetje së paku dy dëshmimtarë kryesor, kamarierin ku Sofia konsumoi kafenë si dhe një të pastrehë i cili kishte gjetur mbrojtje poshtë urës. Ka qenë ky i fundit që ka parë të gjithë ngjarjen si dhe largimin e agresorit me biçikletë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas