Aktualitet

‘Policia dështoi’ – Sandër Lleshaj flet pas atentatit me eksploziv ndaj Preng Gjinit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 15/09/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e sotme në ‘Open’, ministri i Brendshëm,  Sandër Lleshaj, tha se grupet kriminale përdorin eksplozivët për të realizuar qëllimet e tyre.


Mund të jenë edhe celula, që bëjnë biznes kriminal me këtë formë”, tha Lleshaj, duke komentuar ngjarjen e ndodhur sot pasdite në Tiranë, ku si rezultat i shpërthimit të një automjeti, mbeti i plagosur Preng Gjini.


I pyetur nëse policia ka dështuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale, Lleshaj tha në emisionin “Open” se në rastin konkret ka dështuar.


“Për çdo ngjarje që ndodh, policia dështon. Por çdo ngjarje nuk mund të parandalohet, nuk ndodh në asnjë vend të Botës.


Pamjet mund të ndikojnë për momentin, por situata e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, nuk është dramatike. Unë s’mund të vij të qaj sot këtu meqë ndodhi kjo ngjarje”, tha Lleshaj.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ MAPO siguron videon nga tritoli në makinë te Ura e Selitës

Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë – Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen

DETAJE/ Atentati në Tiranë, nga shpërthimi u plagos edhe një shtetas italian

 


Etiketa: ,

Pas