Aktualitet

Policia dhe Prokuroria megaoperacion për grupet e trafikut të drogës






               Publikuar në : 15:58 - 12/09/19 |
mapo.al

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar një megaoperacion për arrestimin e grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës. Operacioni është shtrirë në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Mirditë dhe në disa qytete të tjera.


Pas pak momentesh policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të japin detajet e operacionit.

Operacioni drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal. Më shumë se 50 oficerë të RENEA-së janë anagzhuar në operacion, si dhe qindra oficer policie. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar rreth 30 urdhër-arreste.

Në Tepelenë janë arrestuar Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

Mes të arrestuarve është edhe Bilbil Shqalashi nga Mirdita, dhëndër në Tepelenë

Ndaj tyre rëndon akuza për grup të strukturuar kriminal dhe prodhimin e shitje të lëndëve narkotike.


Etiketa:

Pas