Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet Buxheti, foli edhe për projektin e Unazës së Re dhe protestuesit.
Ai mori shkas nga protestat e zhvilluara në Paris të Francës, ku protestuesit njihen tashmë si “Jelekët e Verdhë” për shkak të jelekëve që veshin.
Me ironi kreu i qeverisë tha: “Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, mendoj se jemi në rrugën e duhur me projektin”.
Kurse mediat franceze kanë publikuar pamjet kur policia dhunon një nga protestuesit, i cili ishte ndarë nga turma. Videoja shokuese vjen në kohën kur qeveria thotë se do ulet në bisedime me protestuesit, që kërkojnë uljen e çmimit të naftës.