Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, mbasi mori konfirmin e dështimit të tij në luftën kundër kanabisit nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, tani përdor të gjitha forcat e rendit kundër qytetarëve, që po protestojnë në mënyrë paqësore kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke arrestuar dhe dhunuar shumë nga ata.
Para disa ditësh, kryeprokurori Çela, deklaroi në Komisionin e Ligjeve, se: “kultivimi i kanabisit vazhdon të rritet në 4 qarqe të vendit, si Kruja, Vlora, Shkodra dhe Gjirokastra”, dhe për këtë-sipas tij – shkak është mungesa e bashkëpunimi me Policinë e Shtetit të Sandër Lleshaj.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shumë i revoltuar për këtë deklaratë, që e nxjerrë atë si të dështuar, ashtu si parardhësit e tij Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, përkundrazi me një rritje të kultivimit dhe trafikimit të drogës, siç ndodhi para një muaji, kur në kulmin e Pandemisë, me 29 prill, Dia dhe Guardia di Finanza e Barit, sekuestroi një tonelatë hashash e mariujane, që vinte nga Shqipëria me korrier italian, me një vlerë merkate 10 mln euro.
Denoncimi i kryeprokurorit për rritjen e kultivimit të hashashit e marijuanës vjen pikërisht jo më pak se një vit pasi vetë Lleshaj, kishte deklaruar se po i japte goditjen përfundimtare këtij fenomeni kriminal. Pikërisht me 29 gusht të 2019, në një operacion të policisë zhvilluar në Krujë, ku u arrestuan 19 veta e u shpallën në kërkim 7 të tjerë, Lleshaj deklaronte: “Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri”.
Vetë denuncuesi më i madh i mafieve, Roberto Saviano, u shpreh se në këto momente të emerxhencës së virusit, të vetmit që nuk e kanë ndaluar asnjëherë aktivitetin e tyre ekonomik kriminal ishin organizatat mafioze në të gjitha vendet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Eshtë kjo periudhë krize ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, që mafia po përgatitet të blejë kompanitë që janë në rrezik falimentimi, duke investuar të ardhurat e tyre që kanë nga aktivitet e tyre kriminale para, gjatë dhe pas pandemisë.
Në Shqipëri, forcat e rendit të drejtuara nga Lleshaj, gjatë këtyre dy viteve të fundit, janë të përqëndruar në shtypjen e protestave të opozitës me gaz lotssjellës dhe dhunë fizike, duke lënë pas dore luftën kundër krimit të organizuar të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo shpjegohet me dy arsye, sepse këto grupe kriminale, Rama po përpiqet t’i legalizojë dhe të ardhurat e tyre do t’i investojnë në ekonomi direkte ose në atë indirekte për të mbështetur fushatën elektorale të Partisë Socialiste.