fbpx

Aktualitet

Policia e Shtetit: Do padisim Gjunkshin, i përbuzim akuzat e tij





               Publikuar në : 23:01 - 26/06/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka reaguar për deklaratën e ish-deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi. Në fakt Gjunkshi bëri dy akuza. Ai tha se Robert Aga, shefi i policisë i kapur në përgjime nuk është larguar në radhët e policisë. Dhe e dyta po shpërndahen armë për policinë e Dibrës në prag të 30 qershorit. Policia e Shtetit zgjodhi të përgjigjet vetëm për akuzën e dytë, ndërsa hesht për Robert Agën.


Deklarata e Policisë së Shtetit, si përgjigje për Gjunkshin:



Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:


Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.
Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.
Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Lexo edhe: 

Gjunkshi sfidon Lleshajn: Robert Aga nuk është larguar nga policia

 



CLOSE
CLOSE
Pas