Aktualitet

Policia aksion “blic” në lokalet e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 06:10 - 21/02/20 |
mapo.al

Operacione blic për goditjen e veprimtarive kriminale dhe lojërave të fatit janë duke u zhvilluar njëkohësisht në qarqet kryesore të vendit në atë Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës.


Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “SHQIPONJA”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik po zhvillojnë një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe.



Janë shoqëruar disa persona dhe janë lëshuar disa urdhër ndalime. Persona të shoqëruar ka në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa aksioni është ende në zhvillim e sipër.


Sipas burimeve, aksioni i policisë ka përfshirë dhe kontrollet e bizneseve, ku efektivët kanë zbarkuar nëpër lokalet e qytetit për kontrolle të imtësishme për të gjetur armë ose sende të paligjshme si dhe për të zbuluar se kush zhvillon në kushtet e paligjshmërisë lojërat e fatit.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas