Aktualitet

Policia: Gazi i gjeneratorit asfiksoi 3 minatorët në Thekën të Martaneshit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 11/05/21 |
mapo.al

Policia reagon për ngjarjen në minierën e Martaneshit






Mësohet se 3 minatorë të cilët mbetën të bllokuar, tashmë kanë mundur të dalin. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.


Sipas burimeve, thuhet se në galerinë 40 në Thekën të Martaneshit një prej minatorëve po saldonte me gjenerator.







Paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.



Njoftimi i Policisë



Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Lexo edhe :  Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Shembet galeria në Thekën të Martaneshit, dyshohet për disa persona të bllokuar

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas