Aktualitet

Policia gjen në tualetin e lokalit kokainën 500 mijë €, e fshehu një grua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 19/09/21 |
mapo.al

GREQI – Autoritete policore në ishullin Lesbos, në Greqi kanë sekuestruar 4,5 kilogramë kokainë. Sipas policisë kokaina vlerësohet të ketë vlerë gjysmë milionë euro.






Mediat greke bëjnë me dije se 2 bashkëpunëtorët kishin në plan të transportonin kokainën nëpërmjet portit në Pirea.


Por falë kontrolleve të policisë në port dyshja u frikësua, si rezultat ata u ndan nga njëri-tjetri për t’i shpëtuar policisë.







Në panik e sipër gruaja hyri në një restorant dhe fshehu çantën me kokainë në tualetin e loaklit, ndërsa vetë u largua.



43-vjeçarja ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë se lokalit, gjë që lehtësoi policinë në arrestimin e saj.



Gruaja pretendon se ajo thjesht e fshehu kokainën dhe se droga u transportua në ishull me anije nga 49-vjeçari i cili është identifikuar dhe është në kërkim.

1


Etiketa: ,

Pas