Aktualitet

Policia gjoba për qytetarët dhe ata që vrapojnë nga Liqeni, zbulohen disa Bar-Kafe që ishin ende hapur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 26/03/20 |
mapo.al

Policia ka vijuar gjobitjen e qytetarëve që nuk respektojnë masat kufizuese të lëvizjes. 40 qytetarë janë gjobitur pasi lëviznin me këmbë ose biçikleta. Gjitashtu 3 personave u janë bllokuar biçikletat dhe janë gjobitur me nga 20 mijë lek të reja, pasi po lëviznin te Liqeni Artificial.



10 bar-kafe janë zbuluar se punonin në mënyrë të fshehtë, janë gjobitur me nga 100 mijë lek.


Njoftimi



Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.



Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.


Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Lexo edhe :  335 qytetarë gjobiten për maskën, 23 për fashën e orarit, 3 lokale me 1 mln lekë

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas