Një 22 vjeçare, e abuzuar seksualisht disa ditë më parë në një plazh të Chalkidhikis, akuzoi një shqiptar për krimin e rëndë.
Sipas mostrave të ADN-së të marra nga dy persona, një 56-vjeçar dhe një çoban, të dy me origjinë shqiptare, rezultoi se 56-vjeçari nuk ka gisht në përdhunimin e të resë. Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor për aktin e kryer është çobani shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Megjithëse grekja identifikoi 56-vjeçarin si autorin e përdhunimit, analizat e ADN-së treguan të kundërtën.
Avokati i të resë thotë se të dy shqiptarët kishin ngjashmëri në karakteristikat e tyre, për pasojë e reja është ngatërruar në identifikimin e përdhunuesit. Ndër të tjera avokati u shpreh i shqetësuar për faktin se autori qarkullon i lirë dhe se ai mund të arratiset në Shqipëri.
Në emisionin ‘Society Hour MEGA’, kriminologia Anthoula Anasoglou ka folur për rastin e përdhunimit të 22-vjeçares.
“Mjekësia ligjore e ka të qartë dhunimin dhe lëndimet trupore që ka pësuar vajza. Vajza ka qenë e papërgatitur psikologjikisht për të dëshmuar, pa bashkëpunim. Vajza ka dhënë informacionin dhe është arrestuar një person. Ajo ka bërë identifikimin dhe ka thënë se është 90% e sigurt se i arrestuari ishte autori. Gabimi i policisë ka qenë se në zonën afër ndodheshin 2 të dyshuar. Ai që u arrestua ishte duke punuar, por edhe një bari për të cilin kam dëgjuar se ka pasur ankesa të ngjashme në të kaluarën”, theksoi znj. Anasoglou./Liberale.al