Kronika

Policia aksion në Shkodër, arrestohet i forti i fshatit Kir (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 18/03/19 |
mapo.al

SHKODËR – Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kir” në Shkodër ku janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse si dhe është arrestuar një person. Në pranga ka rënë K.Gj., 45 vjeç, banor i fshatit Kir.


Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:


– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.



Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Lexo edhe :  Shkuan të dy në Turqi për kurim - koronavirusi i merr jetën babait të myftiut të Shkodrës



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas