Policia e Shtetit i apeloi kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, për ruajtjen e rendit e sigurisë.
“Merrni masa të largoni nga protesta personat e dhunshëm që sulmojnë policinë me bomba molotov, kapsolla e sende të forta”.
“Z. Basha e z.Bardhi: Merrni masa të largoni nga protesta personat e maskuar” – dëgjohen thirrjet me megafon.
Por PD ka reaguar po me megafon: “Fytyrën zbulojeni ju që jeni policia dhe qeveria e krimit”.
Situata është tensionuar disa herë në sheshin përpara kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë hedhur sende të forta e molotov, ndaj godinës qeveritare e kryesisë së kuvendit.