Policia i gjeti 20 mijë euro dhe municione në shtëpi, merret në pyetje gjyqtari i Dritan Dajtit

TIRANË – Merret në pyetje gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini, pasi gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti rreth 20 mijë euro. Gjyqtari është njëri nga pesë anëtarët e trupit gjykues që i zbuti dënimin Dritan Dajtit, nga burgim të përjetshëm, në 25 vite burg. Mapo mëson se gjyqtari ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion “blic” kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Përveç shumës së eurove, policia ka gjetur në banesën e gjyqtarit edhe disa municione luftarake.

Ai ka thirrur një avokat, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t’ju drejtuar Policisë së Tiranës. Aty ai do të merret në pyetje, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi procedimin penal ndaj tij për korrupsion aktiv të gjyqtarit.



Gjyqtari Skënder Damini (majtas) dhe avokati i tij

Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Ata pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.

Këtë mëngjes, forcat speciale të Policisë kryen kontrolle blic në 4 qytete, ku gjyqtarët kishin banesa. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Arjan Ndoj në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit.

Lexo edhe: 

Dhanë vendimin për Dajtin, Forcat Speciale gjejnë 20 mijë euro në shtëpinë e gjyqtarit

Ja kush e dha urdhrin: Bastisen banesat e gjyqtarëve që ulën dënimin e Dajtit 

/Gazeta Mapo/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252