Aktualitet

Policia i ruante për vjedhje, shqiptari dhe italiani shkëmbenin drogë





               Publikuar në : 17:51 - 06/12/19 |
mapo.al

Disa karabinierë që ishin duke bërë një kontroll rutinë për të parandaluar vjedhjet në zonën e Vidiana di Langhirano, vunë në pranga dy të rinj, njëri shqiptar dhe tjetri italian.


Sipas mediave vendase dy të rinjtë, shqiptari 25 vjeç, banues në Fidenza dhe 21-vjeçari italian banues në Salsomaggiore Terme, u pikasën nga policia ndërsa ishin brenda një makine tip “Fiat Panda”.



Policia po i ruante nëse ata do të kryenin ndonjë vjedhje, por panë që të rinjtë filluan të shkëmbenin drogë.


Menjëherë policia bëri të mundur ndalimin e tyre dhe gjatë kontrollit ushtruar në makinë iu gjetën dhe sekuestruan 350 gram hashash.

Në moment të rinjtë filluan të hidhnin akuza kundrejtë njeri-tjetrit se kush ishte pronar i drogës.

Më pas, në kontrollin ushtruar në shtëpinë e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur policia sekuestroi edhe 500 gramë hashash, ndërsa në xhepat e tij gjeti 580 euro, që dyshohet se janë fituar si rezultat i aktivitetit të drogës.

Në total thuhet se janë kapur rreth 900 gram hashash dhe të dy personat janë lënë në arrest shtëpie.


Etiketa: , ,

Pas