Politika

‘Policia informoi bosët, laboratori në Has kishte 3 vjet…’




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 21/10/18 |
mapo.al

Operacioni policor në Has, ku u kap një sasi heroine dhe një laborator droge është dekonspiruar. Kjo të paktën sipas denoncimit të bërë nga një punonjës i antidogës te profili në Facebook i ish-Kryeministri Berisha, i cili nuk ka nguruar ta ndajë me publikun këtë fakt.


Sipas tij, janë kapur vetëm rojet por jo bosët e vërtetë që janë biznesmenë, politikanë dhe deputetë.


Punonjësi i antidrogës që ka preferuar të mbetet anonim, deklaron se laboratori në Has ka 3 vjet që funksionon dhe për këtë kanë patur dijeni edhe autoritetet policore locale.



Ja mesazhi i publikuar nga ish-Kryeministri Berisha në Facebook:


“Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has!


Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.

Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine

Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem”.


Etiketa: , , ,

Pas