Kronika

Policia: Këmbësori i preu rrugën makinës së gazetares Kazhani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 07/04/19 |
mapo.al

Policia doli me një njoftim zyrtar disa orë pas aksidentit të sotëm, ku u përfshi gazetarja Mira Kazhani. Policia sqaroi se gazetarja goditi një këmbësor, që i preu rrugën automjetit të saj.






NJOFTIMI


Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.







Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.




Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.



Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas