Aktualitet

Policia kontroll pa procesverbal në shtabin e PD – Bardhi: Shkoni te bandat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:24 - 23/04/21 |
mapo.al

Elbasani mbetet një vatër e nxehtë, ndërkohë që dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet.





Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë në shtabin elektoral të Partisë Demokratike. Me pretekstin e kontrollit të një makine të parkuar pranë, FNSH ka kërkuar që të futet edhe në brendësi të shtabit.


Në këtë moment, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi nuk e ka lejuar diçka të tillë. Teksa polici tenton të ikë pasi ka kontrolluar makinën, Bardhi i kërkon procesverbalin sikundër e parashikon procedura.





Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e forcës më të madhe politike opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Makina është e pastër. Shkoni te bandat”, – iu drejtua i irrituar Bardhi efektivëve të policisë.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi në Elbasan, ja si ndahen 14 mandatet në këtë qark


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas