Aktualitet

Policia kontrolle në farmaci për rritjen e çmimeve: Procedohen 2 pronare në Durrës (Video)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:59 - 15/03/20 |
mapo.al

Shumë qytetarë janë përballur ditët e fundit me rrijen abuzive të çmimeve në farmaci dhe tregje. Pavarsisht kontrolleve, qytetarët janë ata që po paguajnë më shumë.






Policia ka kontrolluar farmacitë dhe ka proceduar vetëm dy pronare në Durrës, për rritjen e çmimeve dhe moslëshimin e kuponit, por në Tiranë abuzimi është akoma dhe më i madh. Çmimet e dezinfektuesve në farmacitë e Tiranës po shiten deri në 6 mijë lek të vjetra 1 cop, por asnjë kontroll nga strukturat shtetërore.


Njoftimi i Policisë:







Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.



Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti”, në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset:

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim


S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas