Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle të rrepta tek Autoshkollat në dy ditët e fundjavës. Në kuadër të planit Operacional “Tispol 2018”, janë arrestuar në flagrancë 27 shoferë, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të pa papajisur me leje drejtimi.
Ndërkohë, janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.
Një numër i madh masat prej 570, janë vënë për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, ndërsa 346 shoferë janë gjobitur për përdorim celulari.
Gjithashtu, policia ka vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.
Ndërkohë, janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia ka kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.