Janë rreth 100 protestues sot në komisariate në disa qytete të vendit. Një ditë pas protestës së madhe të opozitës ka nisur edhe aksioni policor. Mediat raportojnë për 80 persona të shoqëruar ndaj të cilëve ende nuk është marrë masa e ndalimit.
Ndërsa të arrestuar janë 15 protestues. Inicialet e tyre i bëri të ditura vetë policia në një njoftim për median. Po kështu rreth 10 persona po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Kërkimet e policisë vazhdojnë për të ndaluar edhe persona të tjerë, pjesmarrës në protestë. Mes të arrestuarve edhe Florenc Hoxha ish drejtor i policisë bashkiake. Policia e shtetit thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, Kavaja, Divjaka, Shkodra, Durrësi, Cërriku, Elbasani dhe Fieri.
Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit u identifikuan pas analizimit të pamjeve filmike dhe raportet e shërbimeve, përfshi provat e mbledhura gjatë protestës. Të arrestuarit akuzohen për shkatërrim prone, dëmtime me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Hetimet po drejtohen nga prokurori Enklid Gjini.
TCh raporton se 20 grupe vëzhgimi nga policia e shtetit përfshi disa kamera të instaluara mbi kryeministri kanë fotografuar dhe filmuar minute pas minute të gjitha veprimet e protestuesve.
Analizimi i fotove dhe pamjeve vijon dhe burime të policisë thonë se numri të shoqëruarve dhe arrestuarve pritet të rritet në orët në vijim.
Nga ana tjetër PD ka akuzuar Policinë e Tiranës se ka ushtruar dhunë gjatë shoqërimit të protestuesve. Ajo u ka bërë thirrje policëve të ndalin presionin e dhunën pasi do të mbajne përgjegjësi personale. Nga dhuna e policisë, Florenc Hoxha ka përfunduar në spital.
*bashkelidhur
Prishi kërpudhën e Ramës, Florenc Hoxha përfundon në Spitalin Ushtarak
Të arrestuar deri më tani nga policia
F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.
Në foto: Momentet kulminante të protestës së djeshme
edvin erdogan maduro putin qelbesir rama.edvini esht me i ndyri prej te gjith ketyre.
Kafshet dhe egersirat ne kafaz.
Ejani ketu ne Rusi dhe sulmoni Kremlinin dhe provojeni shijen e …..