Aktualitet

Policia me deklaratë të pazakontë, thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit

Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë të pazakontë, katër ditë para protestës së paralajmëruar të 16 shkurtit, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg këtij manifestimi. Policia, hapur, tenton të frikësojë njerëzit, kur thotë se në tubim do të ketë përfshirje të personave me precedentë penal, që synojnë destabilizim. Po ashtu, Policia sërish kërkon të shkurajojë pjesëmarrësit nga rrethet, kur thotë që do të ushtrojë kontrolle të rrepta të makinave që hyjnë në Tiranë atë ditë.


Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit: 

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

PasPara

1 koment

  1. po ku ka polici ne qelbsiristan ka lesh prapanice te edvin rames siq esht lesh lleshi dhe trafikant e pervers si ky i fundit i malesis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas