Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është nën sulmin e dytë kibernetik. Në shënjestër është sistemi TIMS i policisë së shtetit.
Policia e Shtetit ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterat e punës. Policia ka mbyllur edhe sistemin ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.
Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga policia.
Çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse. Puna vazhdon manualisht.