Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Policia ndaloi futjen në Kosovë të fletëvotimeve për referendumin e Serbisë

by mapo.al
15/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Policia ndaloi futjen në Kosovë të fletëvotimeve për referendumin e Serbisë

Policia e Kosovës tha të shtunën se ndaloi në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dy kamionë me fletëvotimet për referendumin e Serbisë për ndryshimet në gjyqësorin e saj, që pritet të mbahet të dielën.

“Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës e e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse”, thuhet në një njoftim të policisë e cila theksoi se kamionët u janë dorëzuar të premten mbrëma autoriteteve doganore.

Gjashtë persona janë intervistuar dhe më pas janë kthyer mbrapa në Serbi, thuhet në njoftimin e policisë.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se i ka njoftuar autoritetet ndërkombëtare lidhur me këtë cështje, ndërsa kritikoi Misionin e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë që “nuk mori përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdarë, ku është dashur ta marrë materialin, siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”.

Institucionet e Kosovës thanë të premten se nuk do të lejojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, sepse kjo do të ishte shkelje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit, por u shprehën të gatshëm të mundësojnë votimin e serbeve të Kosovës përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian shprehën keqardhjen që “qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar”. Ata u takuan me udhëheqësit më të lartë të Kosovës duke u bërë thirrje që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, duke ju referuar praktikës së mëhershme të grumbullimit të votave për zgjedhjet e Serbisë nga misioni i OSBE-së.

Të dielën me 16 janar, Serbia mban një referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Beogradi ka paralajmëruar pasoja afatgjata nëse Prishtina nuk lejon mbajtjen e tij në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

I gjetur nën trysninë ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentin për të shtunën pasdite për të debatuar mbi këtë çështje.

Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është kundërshtuar edhe nga partitë opozitare.

Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhjet e Serbisë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi.

JU SUGJEROJME

Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani
Bota

Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani

26/06/2022
Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

26/06/2022
Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
Kosova

Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   

26/06/2022
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
Kryesore

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara

26/06/2022
Next Post
Albin Kurti-Ramës: Do hapemi me fqinjët kur shqiptarët të jenë më të bashkuar

Kurti: Serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Irini Qirjako: Donin të më ‘rrëmbenin’ gjatë diktaturës, në Greqi dhe Suedi
  • Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani
  • Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital
  • Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
  • Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In