Aktualitet

Policia ndalon mbështetësit e PD që t’i bashkohen protestës në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 18/05/20 |
mapo.al

Policia ndalon mbështetësit e PD që t’i bashkohen protestës për Teatrin në Tiranë. Në Elbasan, pranë kryeqëzimit të Bradasheshit, patrulla e policisë nuk lejon kalimin e automjeteve me protestues.


Në Elbasan u ndalua nga policia dhe u gjobit me 1 mln lekë ish-kryeashkiaku demokrat i Pogradecit. Ish-deputeti Luçiano Boçi dënoi sjelljen e policisë, ndërsa kërkoi nga uniformat blu të heqin dorë nga bllokimi i qytetarëve nga e drejta e tyre për të protestuar.


Edhe në Berat e Fier, gjithashtu ka denoncime nga përfaqësues të Partisë Demokratike për pengesa të krijuara nga policia, por edhe për vendosje gjobash ndaj qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.


Edhe te kryeqëzimi i Milotit, i Rinasit apo mbikalimi i Kamzës, gjithashtu ka patrulla të shumta policie të cilat ndalojnë automjetet të hyjnë në Tiranë. Përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ka gjithashtu patrulla të shtuara policore.


LEXO EDHE: 

Protesta për Teatrin, ndalohet nga policia në Elbasan ish-kryebashkiaku së PD-së


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas