Aktualitet

Policia në alarm/ Amerikanët pushtojnë plazhet duke mos ruajtur distancimin social





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 25/05/20 |
mapo.al

Amerikanët janë turrur drejt plazheve në fundjavën e “Memorial Day”, që është dita kur ata përkujtojnë ushtarët e rënë në krye te detyrës. As masat e rrepta të vendosura nga qeveria për të minimizuar përhapjen e koronavirusit nuk i kanë ndaluar qytetarët të shkojnë drejt deteve dhe liqeneve, duke e bërë të pamundur distancimin social.



Në Florida, policia e shtetit shpërndau një grumbullim të paautorizuar të qindra njerëzve në Daytona Beach të shtunën. Në Missouri kishte grumbullime aq të mëdha në Liqenin e Ozarks, saqë distancimi social nuk mund të respektohej.



Dr Deborah Birx, shefja e task forcës për koronavirusin në SHBA, tha se ishte shumë e shqetësuar pasi pa skena të tilla. Ajo theksoi se distancimi social vazhdon të jetë shumë i nevojshëm dhe kur ai nuk mund të ruhet, duhet mbajtur patjetër një maskë.

Kryetarja e bashkisë së Missouri-t, Lyda Krewson tha se një papërgjegjshmëri e tillë është e rrezikshme dhe e pajustifikueshme.

Në Kaliforni grumbullime të mëdha njerëzish u panë të shijonin plazhet gjatë fundjavës, por ishin të pajisur me maska dhe mundoheshin ta ruanin disancën në plazhe dhe parqe.

Zyrtarët e vendit janë të shqetësuar se kjo sjellje e qytetarëve amerikanë mund t’i kthejë pas duke e vendosur vendin në rrezik.

SHBA ka më shumë raste të konfirmuara me koronavirus se çdo vend tjetër i botës, me 1.6 milionë infeksione dhe 100.000 vdekje si pasojë e COVID-19.

Të 50-të shtetet e SHBA janë hapur pjesërisht pas 2 muajsh të mbyllur. Megjithatë, në disa shtete masat vazhdojnë të jenë të rrepta./BBC/

/Pëktheu: Mapo.al/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas