Friday, December 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Policia në shërbim të publikut, shtetit apo pushtetit?

by mapo.al
18/05/2020
in Aktualitet, Op Ed
0

Pëllumb Nako

Të gjithë politologët të cilët merren me studimin e sigurisë publike dhe të aktorëve të saj, janë pothuaj njëzëri të mendimit se policia është pamja e qeverisjes që e drejton. Kjo sepse dihet që ky organ përbën monopolin shtetëror të forcës legjitime dhe nga ana tjetër vetë forca legjitime përbën edhe arsyen e ekzistencës së vetë shtetit. Dhe humbja e legjitimitetit çon automatikisht në autoritarizëm. Nga këto përkufizime duket qartë sesa fort është lidhur imazhi i policisë me atë të pjesës ekzekutive të shtetit, pra me qeverisjen.



Po të shihet me vëmendje, dy janë akset kryesore mbi të cilët perceptohet profili i policisë: në njërën anë kur efektivat e saj investohen direkt në mbrojtje të sigurisë së individit, pra në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve si nga kërcënimet kriminale apo ato natyrore ku gjykimi publikështë i lidhur fort me “interesin” direkt të tij dhe aksi tjetër kur policia investohet në menaxhimin e përplasjeve ndërmjet interesave të grupimeve të ndryshme sociale dhe qeverisë. Pra manifestimet publike të protestës. Perceptimi në këtë moment dominohet mjaft nga bindjet politike të kujtdo që mendon pozitivisht apo negativisht për policinë dhe pjesa neutrale ndahet ndërmjet detyrës së policisë për të zbatuar ligjin dhe pjesa tjetër e lidhur me të drejtën themelore që ka çdo individ për të manifestuar në sheshe publike pakënaqësinë e tij. Në të tilla raste qëndrimet publike janë të ndryshme nga ato që shprehen në sondazhe. Këto të fundite karakterizojnë më mirë pamjen që ka policia.

Pra përdorimi i policisë në çdo rast të përplasjeve ndërmjet interesave grupeve të ndryshme sociale dhe atyre të qeverisë, e çon policinë në një besueshmëri katastrofike. Praktikisht e shkatërron atë. Dhe radha e këtyre rasteve nuk ka të sosur në këto vite të fundit, duke mbërritur në momentin më kulminant të përdorimit të dhunës gjatë prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Përdorimi i dhunës policore në çdo rast konfliktesh me grupet e ndryshme sociale, pa përdorur mediatimin, tregon se praktikisht qeverisja në atë moment ka marrë të tatëpjetën dhe qëndron në këmbë vetëm për arsye kalendarike të zgjedhjeve.

Në këtë kontekst, zgjidhja qeveritare gjendet te reformat policoretë cilat ajo i cilëson si me synim rritjen e efikasitetit të trupës policore nëpërmjet menaxhimit të personelit të shumtë të saj, por që në fakt rregullisht përfundojnë në kryerje lëvizjesh të pafundme të punonjësve me qëllim pastrimin e saj “nga kundërshtarët që bëjnë të rrjedhë informacioni” dhe për ta“ pasuruar me tanët gojëkyçur”, që në fund merr emërtimin reformë.

Duket qartë se këtij qëllimi i shërben edhe projektligji i fundit i qeverisë i cili në emër të rigjenerimit të energjisë së forcave policore, propozon nxjerrjen e një kategorie të punonjësve të policisë në pension të parakohshëm, për vjetërsi shërbimi. Bëhet fjalë për disa funksione ku punonjësit e policisë që kanë shërbyer për 25 vite rresht dhe kanë mbushur moshën 55 vjeç. Pra sipas ligjit të propozuar, kjo kategori do të dalë në pension për vjetërsi shërbimi, por me dëshirën e saj dhe miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Dhe kur duhet autorizimi i tij, pak rëndësi ka nëse ke ose jo dëshirë të largohesh. Të dy këto kritere të bëjnë të mendosh më të thjeshtën: që me dashje apo pa dashje nga kjo mundësi do të “përfitojnë” ata që hierarkia aktuale e policisë nuk i ka me shumë qejf“t’i ketë nëpër këmbë”.

Kjo reformë, së bashku më ato të mëparshme që ndryshuan ligjin dhe themelin e rekrutimit të punonjësve të policisë duke i dhënë mundësinë një kategorie universitarësh apo edhe ushtarakësh të futen në radhën e forcave policore jashtë rregullave tashmë të solidifikuara prej 15 vitesh, pra nëpërmjet patrullës së përgjithshme, është thënë se janë ndërmarrë për të përmirësuar shërbimin policor.

Ndaj në thelb bëhet një pyetje. Cili është qëllimi i këtyre reformave dhe si matet cilësia e policisë? Si matet cilësia e shërbimit të ofruar prej saj publikut? A ka besim publiku te policia? Askush nuk e ka vrarë mendjen. Sepse për fat të keq, të ashtuquajturat reforma nuk i kanë shërbyer logjikës publike, por asaj të lidhur me interesat e mbajtjes së pushtetit me dhunë duke u fshehur pas shkeljeve si kundërvajtjeve penale si“prishje e rendit dhe e qetësisë publike”,“grumbullim i paligjshëm” apo duke u shtuar së fundmi edhe ato të karantinës, pa harruar asnjëherë hedhjene gazit lotsjellës. Dhe ky aspekt përbën momentin kur interesat politike të qeverisjes aktuale e kanë kthyer policinë në një shtojcë të dëshirave të saj.

Sa kanë shërbyer “reformat” e deritanishme policore në kthimin e policisë në një institucion të të gjithëve? Mjafton një sondazh për të kuptuar se ç’ndodh. Sondazhi i zhvilluar vitin e shkuar dhe gjatë këtij viti nga Qendra për Studimin e Demokracisë e mbështetur nga fondacioni “FriedrishEbert”bën këtë pyetje:

A i trajton policia e shtetit të gjithë qytetarët njëlloj?

74.98 përqind e të pyeturve përgjigjen negativisht. Kjo shifër më shumë se një përgjigje është protestë e heshturndrydhur brenda çdo të intervistuari dhe përkrahje për të dhunuarit e teatrit. Kurse 22,06 kanë mendim pozitiv. 2.9 përqind nuk thonë as po e as jo. Pra nga përgjigjet e 1115 të anketuarve kemi të bëjmë me polici të politizuar dhe kjo para dhunës së teatrit apo të shoqërisë civile para disa ditëve.

Pyetjes tjetër nëse njerëzit punësohen në institucionet e sigurisë vetëm mbi bazën e meritës dhe aftësive, 76.5 përqind e tyre thonë se vetëm pakica, 9.06 përqind mendojnë se asnjë, 10.85 shumica dhe 0.81 të gjithë. Pra në organet e sigurisë punësimi bëhet mbi baza preferencash.

Sondazhi nuk tregon produktine reformave të mësipërme, nuk është gjë tjetër veçse një polici as në shërbim të publikut, as në shërbim të shtetit, por të pushtetit.

Tags: Pëllumb NakoPolicia

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Atë Serafin Koda, prifti françeskan nga Kosova që vdiq në torturat e Sigurimit të Shtetit

Atë Serafin Koda, prifti françeskan nga Kosova që vdiq në torturat e Sigurimit të Shtetit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In