Aktualitet

Policia ngre dy akuza për Ilda Bejlerin, i sekuestrohet makina





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:20 - 13/02/20 |
mapo.al

Lidhur me aksidentin në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë, nga hetimet e para polcia ka ngritur dy akuza për moderatoren Ilda Bejleri. Ajo akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.


Mesditën e djeshme, moderatorja përplasi kalimtaren Elketa Gjuzi, 63 vjeç dhe u largua nga vendngjarja. Burimet zyrtare e konfirmojnë se mbrëmjen e djeshme grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, moderatoren Ilda Bejleri, 33 vjeçe.



Gjithashtu bëhet me dije se, policia ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin e Ilda Bejlerit me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases Ilda Bejleri.


Ndërkohë e moshuara është shprehur për mediat se Ilda Bejleri e ka hedhur 2 metra larg me makinë, ndërsa me arrogancë i ka thënë “Pse këtu kalohet” dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri”, ka rrëfyer e plagosura Elketa Gjuzi për mediat.


Etiketa: , ,

Pas