Kronika

Policia njoftohet për sherr, por zbulon “depon e municioneve”

Banorët e fshatit Podë, kanë njoftuar policinë gjatë një sherri, një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.


Policia e Kolonjës ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar një 43-vjeçar me iniciale A.LL.

Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll në banesën e tij. Atij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas