Aktualitet

Policia nuk e shoqëron në gjykatë, ndërpritet seanca për Spahinë





               Publikuar në : 10:18 - 11/07/19 |
mapo.al

Sot duhej të rivlerësohej masa e sigurisë për ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Por seanca është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur. Prezent të seancë janë dy avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja, por nuk është vetë Spahia. Avokatët i kanë thënë gjyqtarit se Policia e Tiranës nuk e ka shoqëruar ish-deputetin drejt Gjykatës. Sakaq, gjyqtari ka ndërprerë seancën dhe kërkon informacion nga Policia për mungesën e tij në seancë.


Kujtojmë se Spahia u arrestua për djegien e KZAZ-së në Shkodër dhe Gjykata e Shkallës së Parë e la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në këto kushte Spahia nuk mund të dalë nga banesa pa u shoqëruar nga policia.



*Në pamje duket dhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi që merr pjesë në seancë.



Etiketa: , ,

Pas