Policia nuk lejon protestën tek ambasada greke, Idrizi: Nuk ndalemi..

PDIU dhe Shoqata Çamëria organizuan mesditën e sotme një tjetër aktivitet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të 76 vjetorit të genocidit grek, cilësuar si “Java çame”.

Në një prononcim për mediat, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi njoftoi se sot ishte programuar edhe një protestë para ambasadës greke, e cila u anulua nga policia shqiptare duke shfrytëzuar rastin e pandemisë.



“Këtë javë kemi organizuar më shumë aktivitete. Më vjen keq sepse sot ishte programuar dhe një protestë para ambasadës greke, por na u anulua nga policia shqiptare, duke shfrytëzuar faktin e pandemisë. Gjithashtu me 27 qershor në varrezat e Kllogjerit ne do të organizojmë homazhet për 3 mijë shqiptarë të Çamërisë, të cilët vdiqën në atë zonë. Është e turpshme që kemi marrë edhe një refuzim për të shkuar në varrezat e Kllogjerit, por unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të vijnë dhe të nderojnë të bëjmë homazhë, të vendosim lule në varrezat e Kllogjerit sepse siç e kam thënë asgjë s’mund të na pengojë dhe ne shqiptarët e Çamërisë do lodhemi të fundit”, deklaroi Idrizi.

Deklarata e Idrizit
Homazhet për 3 mijë shqiptarë të Çamërisë, të cilët vdiqën në atë zonë, mbas eksodit biblik. Është e turpshme që kemi marrë një refuzim edhe për varrezat e Kllogjërit. Por unë po u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Çamërisë. Po u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të vijnë, të nderojnë, të bëjnë homazhe dhe të vendosim lule në varrezat e Kllogjërit, sepse siç e kam thënë asgjë s’mund të na pengojë. Ndërkohë ne do fillojmë nga nesër, pavarësisht nga java came të denoncojmë, të protestojmë, por edhe më shumë sesa kaq për një mendjelehtësi në rastin më të mirë, tradhti kombëtare në rastin më të keq. Me atë që po ndodh dhe po tentohet të ndodhë. Me një VKM të qeverisë shqiptare, ku mjafton që 1% e njerëzve në një zonë të pranojë që janë në këtë minoritet, apo atë minoritet, dhe ajo zonë kthehet automatikisht në dygjuhëshe.

E kemi denoncuar që në ligjin për minoritetet, ku Shqipëria na doli çuditërisht me 9 minoritete, 6 ka Kosova, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që gjysma e trungut shqiptar, ndodhet jashtë territorit shqiptar dhe ne s’mund të kemi 9 minoritete. Heqja e zonave minoritare nga ligji për minoritetet, të përcaktuara nga shteti shqiptar që në vitin 1937, në kohën e Mbretit Zog. Tentative për të bërë një census, i cili do të ketë për bazë vetëdeklarimin që nuk ndodh me asnjë vend. Dhe po ju them shumë mirë hapur dhe qartë, ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare, që në vitin 1933, që përcakton çështjen e kombësisë dhe shtetësisë, jo çështjen se si ndihesh, por çështje fakti. Kush do të na dalë grek nuk e fakton dot këtë gjë, as me pensione, as me vetëdeklarim, por pa dyshimm përmes deklarimit suisanguis, pra nëse ka gjyshin, stërgjyshin… atëherë ka të drejtë.

Pra çështja e kombësisë, nuk është çështje si ndihesh, por është çështje çafrë je faktikisht. Ndryshe, edhe në censusin e radhës, kemi bërë një betejë para 10 vitesh, pot ë ishte kështu, do t’u bëja thirrje gjithë shqiptarëve dhe besoj do ta pranonin të gjithë “hajde deklarojmë që jemi amerikanë dhe po bëhemi shteti i radhës i SHBA”.

Por sigurisht që është një arsye më shumë për të folur për Çamërinë dhe për shqiptarinë, sepse janë gjallëruar në këtë krizë politike, ekonomike… krizë totale të funksionimit të demokracisë, të gjitha ato qarqe të cilat nuk reshtnin duke kërkuar Vorioepirin, ndërkohë që Vorioepiri është veriu i Çamërisë dhe siç e tregojnë edhe këta burra të mëdhenj dhe historia nuk ka dyshim që Çamëria ka qenë, është dhe do të jetë tokë shqiptare. Sigurisht në një territor tjetër.

Pyetje nga gazetarja: Z.idrizi, në fakt, drafti për të cilin po flisni është një draft që bën fjalë edhe për vendosjen e gjuhës së minoriteteve si gjuhë e cila mund të përdoret edhe nga pushteti, vendor, nga institucionet vendore. Një koment më të zgjeruar për këtë çështje nga ju? Thatë që do të vijoni protestat, por si do të reagoni për këtë?
Shpëtim Idrizi:
Unë do të reagoj, në radhë të parë, duke sensibilizuar juve këtu, se edhe unë nga televizionet e kam marrë. Dhe besoj që kjo nuk është çështje e imja, as e Shoqatës Çamëria, as e PDIU-së. kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve që duan akoma ta mbajnë emrin dhe nënshtetësinë shqiptare. Sot dua të fokusohem pikërisht te këta burra të mëdhenj. Shqipatrët e Çamërisë u vranë dhe u persekutuan për dy çështje të mëdha.

E para, sepse duhej të sakrifikohej Çamëria, deri dje edhe Kosova, që të kemi këtë Shqipëri politike që na lanë. E dyta, shqiptarët e Çamërisë u vranë sepse nuk pranuan pikërisht që të hiqnin komësinë shqiptare dhe të quheshin grekë. Dhe sigurisht, edhe për besimin e tyre.

Sot dhe këtë javë, edhe dy ditë, na lejoni që të fokusohemi pikërisht te java e shqiptarëve të Çamërisë. Dhe duke filluar nga dita e diel dhe e hënë, pa dyshim që PDIU, Shoqata e Çamërisë dhe gjithë shqiptarët, jo vetëm që do të reagojnë, por shumë më tepër sesa kaq, sepse është e papranueshme.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252