Policia Rrugore e Tiranës ka rikujtuar rregullat që prindërit duhet të kenë parasysh për fëmijët, ndërsa udhëtojnë me makinë, për të ruajtur të sigurt fëmijët e tyre.
Kështu, fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi.
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen para, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi.
Në rast mosrespektimi të këtyre rregullave, do të ketë edhe gjobitje. Sipas nenit 170 të Kodit Rrugor, gjobat shkojnë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, si dhe shoqërohen me pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.