Policia pengon mediat të hyjnë në Parlament. Videoja është shpërndarë nga Partia Demokratike, ku duken disa gazetarë teksa debatojnë me pjesëtarë të kordonit të policisë të vendosur pranë hyrjes së një Qendre Tregtare. “Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysëm para seancës”, thuhet në reagimin e PD.