Kryesore

Policia përgënjeshtron Ballën: Një i dehur theu xhamat e Qendrës Shëndetësore








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 21/11/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherazi deputet i PS në Qarkun e Elbasanit, foli sot për sulme politike ndaj mjekëve dhe institucioneve të shëndetësisë, të motivuara sipas tij nga përfaqësuesit e opozitës.


Balla e quajti sulm politik gjithashtu edhe thyerjen me gurë të xhamave të dritareve të Qendrës Shëndetësore, në qytetin e Elbasanit, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e sotme.


“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira”, ishte deklarata e Taulant Ballës nga Elbasani.




Por nuk ka vonuar reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, e cila përgenjështron deklaratat e Ballës dhe nxitimin e tij për t’i veshur nuanca politike këtij vandalizmi të dënueshëm nga gjithkush.

Lexo edhe :  Dëshmitari që Taulant Balla i beson më shumë se Bashës/ Bellanica: Flas me të vdekurit, pi duhan me ta

Në një njoftim të shpërndarë për gazetarët në grupin e Whatsapp, Policia e Elbasanit sqaron se incidenti është shkaktuar nga një person i dehur, i cili shoqëruar në komisariat. Qendra Shëndetësore e sulmuar me sende të forta, ndodhet ngjitur me shkollën, e cila gjithashtu mësohet se ka pësuar dëmtime.

Një person në gjendje të dehur ka gjuajtur me gurë ku janë thyer xhamat e një shkolle dhe është shoqëruar në komisariat. Në momentin që do të përfundojnë veprimet proceduriale patjetër që do të ketë një njoftim për shtyp“, thotë zëdhënësja e Policisë së Elbasanit, Merlinda Fejza.

LEXO EDHE: 

Thyhen me gurë xhamat e Qendrës Shëndetësore në Elbasan – Balla e quan sulm politik (FOTO)

“Fsheh numrin e viktimave”/ Bardhi: Rama përdor Taulantin për të larguar vemendjen


Etiketa: , , , ,

Pas