Lajmi se dronët kanë pezulluar fluturimet në aeroportin e Gejtuikut në Londër bëri xhiron e botës. E çfarë nuk u shkrua në media për faktin se mbi 1 mijë fluturime u pezulluan dhe mijëra njerëz mbetën në tokë në prag të Krishtlindjeve.
Një ditë pas pezullimit, fluturimet rinisën dhe mediat raportuan se ishte arrestuar një çift. Dukej se misteri po zbardhej, por nuk ishte e thënë. Çifti u lirua pasi nuk u gjet asnjë provë që ata të kishin përdorur dronët në mënyrë të paligjshme. Madje çifti ishin njerëz mjaft të kujdesshëm ndaj ligjit dhe komunitetit.
Por çfarë kishte ndodhur?
Një ditë më parë, një zyrtar i lartë policie bëri deklaratën ‘bombë’: Nuk ka pasur asnjë dron. Kaq u desh dhe rrjeti shpërtheu në humor. Kështu dinë anglezët të bëjnë, edhe pse mbetet mister se çfarë ndodhi.
Daily Mail thotë se policia mund të ketë ngatërruar dritat e një vinçi me një dron.