Represioni i policisë përreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk ka të ndalur. Pasi bllokoi të gjitha rrugët që të çojnë te Teatri, forcat e rendit po ndërhyjnë edhe në baret pranë tij duke nxjerrë jashtë edhe pronarët e tyre.
Një gjest i paprecedentë. Dyshohet se ky represion vjen si rrjedhojë e përgatitjeve të policisë për të mësyre brenda ndërtesës së Teatrit, ku ndodhen të ngujuar dhjetëra artistë dhe aktorë. Policia ka marrë urdhër për largimin e njerëzve nga Teatri për të nisur më pas shembjen.