Aktualitet

Policia Rrugore, rekord gjobash në 24 orë, 32 drejtues të arrestuar (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 29/03/21 |
mapo.al

Policia Rrugore ka arrestuar gjatë fundjavës 32 drejtues automjetesh, ka pezulluar 180 leje drejtimi dhe ka vendosur 8807 gjoba.





Sipas policisë, 23 shoferë ranë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa patentë.


Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.





Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në aksidente dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë:



👉1759 masa administrative për parakalime të gabuara.


👉1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Lexo edhe :  SMS fyese në emër të Presidentit, Meta: Më hakoi një grup kriminal, do hetohet

👉370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.

👉199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

👉41 masa për shkelje të semaforit.

👉5125 masa për parkime të gabuara.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas