Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Policia Ruse, paralajmërim kundër protestave për lirimin e Navalny

by mapo.al
30/01/2021
in Aktualitet, Bota
0

Policia ruse publikoi një paralajmërim të fortë kundër pjesëmarrjes në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit.

Paralajmërimi vjen mes arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Navalny-t dhe disa gazetarëve të opozitës. Ai vjen ndërkohë që policia ka shpallur plane për të kufizuar lëvizjet në qendër të Moskës të dielën.

Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan.

Demonstrata tjetër në Moskë është planifikuar për në Sheshin Lubyanka. Shërbimi Federal i Sigurisë, për të cilin Navalny thotë se organizoi helmimin e tij me agjentin noviçok të kohës sovjetike për llogari të Kremlinit, e ka selinë në këtë shesh. Qeveria ruse ka mohuar të ketë patur rol në helmimin e 44-vjeçarit.

Departamenti i policisë së qytetit tha se pjesa më e madhe e Moskës qendrore, nga Sheshi i Kuq deri në Lubyanka, do të ketë kufizime për këmbësorët dhe se shtatë stacione metroje do të mbyllen të dielën. Restorantet në këtë zonë gjithashtu do të mbyllen, ndërsa kompleksi i njohur i shitjeve GUM në Sheshin e Kuq tha se do të hapet vetëm në mbrëmje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk, përmendi pandeminë e koronavirusit në paralajmërimin e së shtunës kundër protestave. Ajo tha se pjesëmarrësit që kapen në shkelje të rregullave epidemiologjike mund të përballen me akuza penale.

Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalny-it ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit.

Policia arrestoi të shtunën zotin Sergey Smirnov, kryeredaktor i medias së pavarur Mediazona, në Moskë nën dyshimin për pjesëmarrje në protestën e fundjavës së kaluar, njoftoi Mediazona./VOA/

Tags: Navalnyprotesta

JU SUGJEROJME

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
Bota

Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)

04/07/2022
“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
Bota

“Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini

04/07/2022
Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano
Bota

Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano

04/07/2022
E rëndë/ Ndërkohë që po priste dru e godit një trung në kokë, humb jetën 48-vjeçari
Aktualitet

E rëndë/ Ndërkohë që po priste dru e godit një trung në kokë, humb jetën 48-vjeçari

04/07/2022
Next Post

"Një ditë për t’u shfrytëzuar" - Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Sulm me armë dhe të vdekur në ditën e pavarësisë në Amerikë (VIDEO)
  • Këngëtarja shqiptare rrëzohet në mes të skenës (VIDEO)
  • “Kina po zbret në Hënë e po thotë: Është e jona tani, ju qëndroni jashtë”, reagon Pekini
  • Rindërtimin e Ukrainës: BE koordinon përpjekjet, konferenca zhvillohet në Lugano
  • E rëndë/ Ndërkohë që po priste dru e godit një trung në kokë, humb jetën 48-vjeçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In