Policia ka arrestuar administratorin e një dyqani celularësh në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin që ai administronte në Rrugën e Durrësit, Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27 aparate celulare Iphone 13 Pro Max, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vend.
Në pranga ka rënë 55-vjeçar me iniciale K.Q. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 41-vjeçari me iniciale F.Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.