Aktualitet

Policia shkon të nxjerrë banorët nga godina 15 te Qyteti Studenti/VD





               Publikuar në : 18:41 - 04/12/19 |
mapo.al

Efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake kanë mbërritur këtë pasdite te godina nr.15 në Qytetin Studenti, e banuar kryesisht nga familjarë. MAPO ka siguruar video nga momenti kur forcat e policisë mbërrijnë në ambientet e godinës.


Policia ka kërkuar banorët që të lënë godinën me pretendimin se ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana e tyre familjarët kanë refuzuar urdhrin e policisë, duke theksuar se ndërtesa nuk ka pësuar gjë nga lëkundjet sizmike.



Ata deklarojnë gjithashtu se urdhri iu ka mbërritur në orët e vona të pasdites, duke mos iu lënë hapësirë akomodimi diku tjetër. Banorët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se po përfiton nga situata për t’i nxjerrë ata jashtë.



Etiketa: , , ,

Pas